Fakti që Carlo Ancelotti do të jetë trajner i Brazilit duke nisur nga vera e vitit 2024 nuk shihet aspak me sy të mirë nga Presidenti i këtij vendi, Luiz Inácio Lula da Silva.
Të martën, Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF) njoftoi se trajneri aktual i Real Madrid ka arritur marrëveshjen për të qenë në stolin e 5 herë kampionëve të Botës për Kupën e Amerikës. Deri atëherë, trajneri i Brazilit do të jetë Fernando Diniz, tekniku aktual i Fluminenses.
Por, kreu i shtetit brazilian nuk është aspak dakord me këtë zgjedhje:
“Ancelotti nuk ka qenë kurrë trajner i Italisë. Pse nuk rregullon Italinë një herë, që as nuk u kualifikua për në Botërorin e fundit? Mua më pëlqen kreativiteti i Diniz, personaliteti i tij. Nuk është trajneri problemi, por fakti që nuk kemi cilësinë e lojtarëve që kemi pasur në kohët e kaluara”.
/a.r