Një grua në Georgia, SHBA, rrezikon 25 vjet burg, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një djalë të moshës 14 vjeç.
27-vjeçarja Kristeen Harden pasi ka vizituar prindërit e 14-vjeçarit në banesën e tyre (ka qenë shoqe me mamanë e tij), ka mbajtur kontakte me të miturin, ndërsa më vonë ajo ka pasur mardhënie seksuale me të në shtëpinë e saj.
Kjo është zbuluar nga babai i 14-vjeçarit, i cili ka parë disa mesazhe në faqen e Facebookut të djalit. Ai e ka denoncuar menjëherë Kristeen Harden në polici dhe ajo është arrestuar më pas, tani në pritje të gjyqit.