Përparimi i teknologjisë ka mundësuar komunikimin me personat, të cilët ndodhen mijëra kilometra larg nesh. Mirëpo, teknologjia nuk ka arritur në atë shkallë sa për ta mundësuar komunikimin mes njerëzve, kur vdekja bëhet barrierë. Gjithsesi, historia tregon për forma të ndryshme të komunikimit, ose të paktën, të përpjekjeve për komunikim, mes të gjallëve dhe të vdekurve.
John Dee kishte lënë mbresa të mëdha te Mbretëresha Elizabetë në mes të shekullit të gjashtëmbëdhjetë kur ia kishte ofruar disa shërbime të vlefshme familjes mbretërore. Ndër këto shërbime ka qenë edhe ajo që njihet si mahnitje e mbretëreshës, e cila pretendonte që në një pasqyrë që Dee e bartte me vete kishte parë një shoqe të saj të vdekur, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Disa pretendojnë që të vdekurit vendosin nëse duan të komunikojnë me të gjallët apo jo, e disa të tjerë thonë që edhe të gjallët, nëpërmjet disa formave, mund ta kërkojnë komunikimin me më të dashurit e tyre. Përpjekjet për komunikim me të vdekurit nuk përbëjnë risi për njerëzimin, pasi qysh në kohët antike kishin bërë tentativa të tilla, me pretendime që thonë se shumë prej tyre ia kishin arritur qëllimit.
Lutjet dhe sakrifikimet
Adhurimi shpeshherë bëhet në formë lutjesh dhe personi që lutet bën një lloj sakrifice, qoftë ajo fizike ose simbolike. Mesazhet e lutjeve dhe sakrificat e rënda zakonisht i dedikohen Zotit. Megjithatë, ka shumë lutje që shkojnë si mesazhe për të vdekurit. Në besime të ndryshme, kryesisht politeiste, njerëzit kanë ditë të shënuara në të cilat dërgojnë ushqime dhe gjësende të tjera në tempuj dhe më pas presin rikthimin e shpirtrave të më të dashurve të tyre. Gjithsesi, këto lloj lutjesh dhe adhurimesh janë të urryera në shumicën e feve monoteiste dhe si të tilla urrehen. Megjithatë, shumë njerëz pretendojnë ta kenë gjetur qetësinë pasi kanë ‘komunikuar’ me të vdekurit, nëpërmjet kësaj ‘teknike’, përkundër faktit që pothuajse gjithmonë është raportuar vetëm një lloj çlirimi shpirtëror, ndonëse rrallëherë ka pasur ‘takim të drejtpërdrejtë’.
Spiritualizmi dhe ndërmjetësit
Ndonëse komunikimi me të vdekurit nëpërmjet lutjeve dhe sakrifikimeve të ushqimeve e kafshëve kishte bërë bujë të madhe dhe kishte filluar të përdorej si metodë komunikimi, njerëzit kishin filluar ta ndjenin nevojën e komunikimit më të drejtpërdrejtë, kur edhe kishin dalë në pah njerëzit të cilët pretendonin që kishin aftësi të shërbenin si ndërmjetës në mes të gjallëve dhe të vdekurve. Mirëpo, sikur teknologjia e shekullit njëzetenjë edhe metodat e ndërmjetësve shpeshherë kanë qenë zhgënjyese, pasi ka pasur raste kur shpirtrat nuk kanë qenë ‘të gatshëm për komunikim’. Ndërmjetësit më të suksesshëm të asaj kohe kishin arritur t’ia siguronin vetes një mirëqenie, pasi joshnin njerëz të shumtë, që shkonin për ta gjetur çlirimin pas komunikimit me të vdekurit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Gjithsesi, shpeshherë ndodh që të vdekurit të vendosin të komunikojnë me të gjallët e tyre, duke u shfaqur në formë fantazmash.
Metodat e tilla, përkundër faktit që janë të vjetra, vazhdojnë të përdoren edhe sot e kësaj dite. Ndërsa në epokën moderne kanë filluar të përdoren më shumë tabelat ‘Ouija’ dhe format e ngjashme të përpjekjeve të komunikimit me të vdekurit.
Express