E pranojmë ose jo, të gjithë ne kemi menduar ndonjëherë për fantazmat. Por, çfarë na bën të ndihemi në prezencë të shpirtrave?
Ja 5 shpjegimet shkencore pas fantazmave:
Paraliza e gjumit – Edhe pse doktorët nuk e dinë ende se si ndodh saktësisht ky fenomen, mendohet se është pjesë e gjumit REM, gjatë të cilit mund të shohësh ëndrra që duken si të vërteta. Ata vuajnë nga paraliza e gjumit, ndihen sikur dikush i bën presion nga sipër ose kanë haluçinacione. Ndonjëherë i duket sikur i ka hyrë dikush në dhomë, ndonjëherë sikur diçka po i qëndron pezull mbi shtrat.
Myku – Mund të duket e çuditshme, por shkencëtarët kanë lidhur cilësinë e ajrit me të parit e fantazmave. Siç rezulton, sporet toksike të mykut mund të shkaktojnë luhatje të humorit, zemërim irracional dhe madje edhe dëmtime të trurit nëse ekspozoheni për një kohë të gjatë.
Sindroma e kokës shpërthyese – Kjo mund të tingëllojë si një gjendje e sajuar, por në fakt është një çrregullim shqisor shumë i vërtetë dhe i frikshëm. Sipas Universitetit Goldsmiths, ai karakterizohet nga “perceptimi i një zhurme të madhe ose ndjenja e shpërthimit në kokë, zakonisht kur kalon nga gjumi i thellë në zgjim. Dy vjet më parë, një studim zbuloi se 44.4 për qind e njerëzve përjetuan frikë të konsiderueshme gjatë këtyre episodeve, me një pjesë të vogël që besonin se ajo ishte shkaktuar nga diçka e mbinatyrshme.
Oksidi i karbonit – Lidhjet midis oksidit të karbonit dhe përvojave paranormale janë konsideruar qysh para Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1921, American Journal of Opthalmology tregoi përvojën rrëqethëse të një gruaje të njohur vetëm si “Zonja H”. Pasi u transferua në një shtëpi të re, ajo dhe familja e saj filluan të dëgjonin zëra të çuditshëm dhe madje u ndjenë sikur kishin në shtretër njerëz të tjerë. Kjo u shoqërua me ndjenjën e dobësisë dhe vuajtjes nga dhimbja e kokës, e cila në fakt rezultoi se ishte pasojë e helmimit me oksid karboni. Ky gaz toksik (CO) është një kërcënim pa shije dhe erë që, edhe në përqendrime të ulëta, mund të shkaktojë dëme te njerëzit që e thithin atë. Shpesh vjen nga djegia e lëndëve djegëse si gazi dhe propani, si dhe nga vendet e zjarrit me djegie druri dhe nga oxhaqet e bllokuar.