Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në kokë. Sipas mediave italiane ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në Santo Cantone, ndërsa ende nuk është e qartë çfarë ka ndodhur.
Po ashtu sipas raportimeve të mediave lokale bëhet fjalë edhe për një person tjetër të të plagosur i cili ka tentuar të arratiset përmes ballkonit duke lënë gjurmë të dukshme gjaku në muret jashtë ndërtesës.
Apartamenti ku ka ndodhur ngjarja nuk është i regjistruar ne emër të asnjërit prej personave të plagosur, por është e një personi tjetër me kombësi italiane./m.j