Policia njofton se një tjetër grup i trafikut të lëndëve narkotike është goditur mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se dy presona kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër ka mundur të largohet. Këta shtetas shqiptarë janë pikasur teksa transportonin nga Saranda në Korfuz një sasi droge duke lundruar në det me motorë uji.
Ata janë prangosur nga pala greke, e cila njofton se në motor janë gjetur 46 pako marijuanë. Ndërkohë, policia e vendit fqinj njofton se ky grup e ka të përsëritur këtë veprimtari.