Prokurori Vladimir Mara ka dhënë detaje nga grupi kriminal që SPAK ka arritur të shkatërrojë, duke çuar në pranga 20 persona dhe 1 tjetër në kërkim. Pjesë e këtij grupi ishte edhe në efektiv policie. Ndërsa mësohet se grupi i strukturuar kriminal trafikonte drogë nga Siria, Greqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia.
“Nga Siria, Turqia, Greqia, Shqipëria, janë dokumentuar episode të shumta. Janë evidentuar të gjithë pjesëtarët, gjithsej 21 anëtarë. 20 janë arrestuar, 1 në kërkim. Pjesë e grupit ka qenë edhe një punonjës policie, janë sekuestruar makina luksoze, shuma monetare, aparate celular, pajisje kompjuterike. Të gjitha sekuestrimet e drogës janë ndodhur në Shqipëri. Janë bërë edhe hetim të pasurisë së anëtarëve të grupit kriminal. Trafikimi bëhej me kamion që transportonin mjetet të ligjshme, lënda narkotike futej në vende të kamionit që vështirë se kapeshin nga skanerat.