Një opinion i frikshëm ka ardhur nga nënkryetari i këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, i cili deklaroi se bota do të sillet në prag të shkatërrimit nëse armët bërthamore përfundojnë në duart e Wagner.
Për këtë ai siguroi se autoritetet ruse nuk do të lejojnë që diçka e tillë të ndodhë.
Medvedev, i cili nuk heziton të flasë dhe të pranojë “grushtin e shtetit”, tha se një gjë e tillë nuk ka nd0odhur kurrë në historinë e njerëzimit, pasi arsenali më i madh i armëve bërthamore nuk ka qenë kurrë nën kontrollin e banditëve.
“Një gjë e tillë padyshim nuk do të kufizohet në një vend të vetëm, por bota do të çohet në prag të shkatërrimit. Por ne nuk do të lejojmë që ngjarjet të ndjekin këtë skenar, pavarësisht se çfarë do të donin këta kriminelë të çmendur”, tha Medvedev./m.j