Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka kërkuar Presidentit Nishani që të falë të dënuarën Nazime Visha, e akuzuar për vrasjen e Fiqir Muçës 4 vite më parë.
Në një njoftim zyrtar, ministria sqaron se ky propozim vjen në përputhje të ligjit për aministinë.
“Kriteret ligjore për faljen e këtij rasti janë përmbushur”, thuhet në njoftim
Në vitin 2013 Nazime Visha u dënua me 10 vite burg për vrasje me dashje. Nazime Visha vrau 45 vjeçarin pasi sipas saj ai e përdhunonte. Fiqir Muça në fakt ishte një i njohur i babait të Nazimes, pasi ky i fundit ishte një druvar dhe Fiqiri Muça merej me transportin e druve. Shpesh rastiste që Fiqiri Muça të kalonte natën në shtëpinë e Vishajve.