Rreth 478 metra larg rrënojave të Titanikut, janë gjetur mbetjet e nëndetëses ‘Titanik’.
Sipas deklaratës së bërë nga Roja Bregdetare Amerikane, nëndetësja ka shpërthyer për shkak të presionit dhe të 5 personat që gjendeshin brenda kanë vdekur.
Kështu, është konfirmuar zyrtarisht edhe vdekja tragjike e Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet.
Nëndetësja ‘Titan’ e zhdukur që prej 19 qershorit, së bashku me 5 pasagjerët e saj, drejtohej nga një levë që blihet për rreth 45 euro në ‘Amazon’.
Kjo është vënë re në imazhet e publikuara brenda nëndetëses. Në një video të publikuar nga BBC, tregohet edhe sesi funksiononte.
Bëhet fjalë për një levë Logitech F710 që ka hyrë në treg në vitin 2013 dhe vihet në punë nga 2 bateri AA.
Si të ishte në një videolojë, leva drejtonte të gjithë nëndetësen,
Në videon e publikuar nga mediat e huaja, personi që tregon levën është CEO i kompanisë OceanGate, kompania e cila ka ndërtuar nëndetësen ‘Titan’ për qëllime komerciale. Kjo kompani që nga viti 2021 ka ofruar turne në thellësi të detit për të vëzhguar nga afër se çfarë ka mbetur nga Titaniku , anija e madhe që u mbyt më 15 prill 1912. Një biletë për një udhëtim në Titan mund të kushtojë deri në 250,000 dollarë .
/a.r