BBC, ka konfirmuar se mbeturinat e gjetura prane “Titanikut” jane te nendeteses se zhdukur “Titan”.
Nderkohe qe në zonën nënujore pranë Titanikut janë gjetur disa mbetje, ka njoftuar Roja Bregdetare e SHBA, raporton BBC.
Ekspertët brenda komandës së unifikuar janë duke verifikuar informacionin nëse ka të bëjë me nëndetësen e zhdukur.
Nëndetësja, e drejtuar nga OceanGate Explorations, u zhyt të dielën në orën 14:00 rreth 400 milje në juglindje të St John’s, Newfoundland. Kontakti me nëndetësen Titan humbi një orë e 45 minuta pasi ajo u zhyt, në bordin e së cilës ndodheshin pesë persona.
Siç thuhet në faqen e internetit të kompanisë OceanGate, bëhet fjalë për një nëndetëse 6.7 metra e gjatë dhe peshon mbi 10 tonë, e cila mund të zhytet në një thellësi prej 4000 metrash. Ajo është e pajisur me kamera, drita dhe skanerë për të eksploruar mjedisin./m.j