Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, me ç’rast Osmani foli për veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, përfshirë aktin e pastër të agresionit me tre policët e kidnapuar në territorin e Kosovës.
Osmani potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shqipërinë dhe aleatët tjerë, me qëllim të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe rajon.