Ish i dërguari special i SHBA për dialogun ndërmjet mes Kosovës e Serbisë, Richard Grenell, ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut.
Mediat serbe raportojnë se ai po zhvillon takime me përfaqësues të Listës Sërpska, mes të cilëve kryetari Goran Rakiç, nënkryetari Igor Simiç, si dhe ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviç.
Takimi vijon ende, ndërkohë që sipas Listës Sërpka ai është mbajtur i fshehtë për qëllime sigurie./m.j