Një 45-vjeçar në Kamzë ka rënë në prangat e policisë për shpërndarje të lëndëve narkotike.
I arrestuari me iniciale A.H. u kap në Bathore dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet 100 gram kokainë.
Gjatë kontrollit në banesë, 45-vjeçarit iu sekuestrua edhe një armë gjahu të cilën e mbante pa leje.
Pas verifikimeve nga ana e policisë, dyshohet se 45-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, të cilat i shiste kundrejt çmimit 7000 lekë të rinj, në zonën e Kamzës, Institutit dhe Bathores.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/a.r