Deputetja Demokratike, Flutura Açka e pranon se kjo forcë politike është e ndarë dhe në këtë formë argumenton edhe rrëmujën e shifrave nëse mbledhja e Këshillit Kombëtar të zhvilluar sot, nëse u plotësua kuorumi apo jo. E ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, Açka tha se kuorumi ishte plotësuar, e ndërsa mungesën e një pjesë të konsiderueshme të anëtarëve, Açka tha se ato tashmë janë pjesë e një partie tjetër, referuar “Rithemelimit”.
“Ju referohen shifrat e vjetra, nëse kolegët duan të përfshijnë edhe kolegë që tashmë janë në një parti tjetër, kanë konkurruar në forume të tjera, këta anëtarë nuk mund të jenë anëtar të Këshillit Kombëtar. Ajo është një parti tjetër, kanë zgjedhur një kryetar, flas për deputetët, nuk mund të përfshihen në këtë Këshill Kombëtar, është i saktë dhe nuk ka asnjë vend për aludim”, tha Açka.
Deputetja nuk flet për një ndarje brenda grupit të PD-së. Ajo thotë se qëllimi është i njëjtë, mirëpo qasja është e ndryshme dhe në A2 CNN zbuloi se cilat janë ndasitë.
“Në mbledhjen e sotme kanë qenë 8 deputet dhe dje pjesa që kanë munguar, unë nuk i gjykoj, ata mendojnë se diçka nuk shkon në këtë mes, por e mira ishte që të diskutohen në Këshill.
Qëllimi është i njëjtë, por qasja është e ndryshme, dikush do që kryetari i partisë të zgjidhet në shtator, dikush tani, dikush do nga baza në krye, ndryshojmë në qasje dhe jo në thelb”, shtoi deputetja.
Açka ka pasur edhe një përgjigje për Gazment Bardhin, që ka qenë kundër zhvillimit të zgjedhjeve brenda Partisë, por është shprehur për t’i shtyrë ato në një moment të dytë.
“Sekretari i Përgjithshëm, është se në lidhje me Këshillin ishte se nuk e drejtonte ai, po ai është edhe kryetar grupi, edhe Sekretar edhe drejtues i Këshillit, ka një gjë që nuk shkon kjo. Kryetari i Këshillit nuk e zëvendëson askush, statuti e ka të qartë, mund të mos e drejtoja unë dhe ta bënte sekretari, por nuk ndodhi, statuti është shumë i qartë. (…) Bardhi futi në mbledhjen e Kryesisë, deputetë pa kaluar në Këshill, pra nuk ka 2 axhenda për statutin. Kryesia nuk u mor fare me këtë çështje, por e dinim se këto vende vakande duhet të plotësoheshin”, deklaroi deputetja.
Këtë mbledhjen e Këshillit, për Açkën është një “frymëmarrje e rregullt e institucioneve”, prandaj iu bëri thirrje kolegëve që “të kthehen në forume, nëse kanë pakënaqësi ta bëjnë këtë”.
/a.r