Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në Elbasan, në fshatin Bishqem.
Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Njëri prej automjeteve të përfshira në skident ka qenë me targa të Maqedonisë së Veriut dhe tjetri me targa shqiptare.
Gjithashtu mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona dhe ka ndërruar jetë një fëmijë i moshës 7 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur në të njëjtin ambient ku kanë ndodhur me dhjetëra aksidente me vdekje.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j