Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi i mori me vetëgjyqësi automjetin ish-bashkëjetueses së tij.
30-vjeçari e shiti auomjetin e ish-të dashurës pa marrë miratimin e saj dhe pa një akt shitjeje.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin V. K., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi ka marrë automjetin e ish-bashkëjetueses së tij dhe e ka shitur atë, pa miratimin e saj dhe pa akt shitjeje”, njofton policia./m.j