Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla të merret masë disiplinore ndaj homologut të tij të PS Taulant Balla për fyerje të deputetëve.
Reagimi erdhi pas deklaratave të Ballës.
“Ne e kemi kryeministrin me kartelë dhe budalla, por nuk ia kemi thënë asnjëherë, ndaj kërkoj masa për kreun e grupit parlamentar për gjuhën fyese ndaj dy deputeteve që i quajti budallenj.
Unë thashë ne kemi kryebudalla për kryeministër dhe nuk ia kemi thënë. Nuk mundet askush të fyejë kolegët pa asnjë shkak. Ju kërkoj të merrni masa disiplinore për shkelje të etikës”, tha Bardhi.
Teksa po fliste në Kuvend, Albana Vokshi replikoi disa herë nga vendi me Ballën në lidhje me punësimet në administratën publike, teksa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste i cilësoi budallenj.
“Saliu ka mbaru punë, por fat i madh që jeni ti dhe Muli pas Saliut. Jeni personifikim më kuptimplotë i budallait”, tha Balla.
/a.r