Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shoferin e autobusit ku u gjetën të fshehura rreth 100 mijë euro. 37-vjeçari Elson Rrodhe ka deklaruar para togave të zeza se sasinë e konsiderueshme të parave e kishte marrë nga emigrantët në Itali dhe do t’i dorëzonte në Shqipëri ndërsa ai do të mbante për transportin e tyre, një përqindje të shumës.
Sasia e parave prej 99 700 euro u gjet në tavanin e autobusit të linjës Bari-Durrës në portin e qytetit bregdetar, ndërsa 37-vjeçari tentoi të mos i deklaronte ato në kufi. Paratë u konstatuan nga policia të ndara në 8 pako të vogla.
/f.stafa