Një situatë tensioni është krijuar në Kuvend. Deputeti Asllan Dogjani kërkoi të flasë për çështjen e Kosovës, por nikolla nuk ia dha fjalën. Dogjani u nxeh dhe u ngrit në Foltoren e Kuvendit dhe kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një qëndrim për situatën në Kosovë, ku tre policë janë rrëmbyer nga forcat serbe.
Asllan Dogjani: Kam kërkuar që Kuvendi të dalë me një qëndrim për Kosovën, sot situata ka agravuar më tej
Nikolla e ndërpret
Dogjani: E kam për procedurë.
Nikolla: E dhatë mendimin tuaj. Shkoni në vend, do jua jap fjalën në vend
Dogjani: Unë kam kërkuar në seancën e kaluar që kuvendi të mbajë një qëndrim, situata ka agravuar, forcat e Serbisë kanë marrë tre policë peng, kryeministri pse nuk vjen të japë informacion ca platforma ka dërguar për vëllezërit tanë. Kërkoj të mblidhet komisioni për politikat e jashtë. Ta dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e Serbisë ndaj policëve të Kosovës. Flasim nën zë, por s’ka dalë kuvendi me një qëndrim. Duhet të dalim në fund të kësaj seance.
/f.stafa