Policia e Kosovës ka vënë në pranga një burrë, i cili akuzohet se ka publikuar në rrjetet sociale një video pornografike të një vajze të mitur.
Episodi i rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku sipas policisë, pas arrestimit, autori është dërguar në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në rrjetin social ka publikuar video pornografike të viktimës femër kosovare- e mitur. Pas sigurimit të provave është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”.
NJOFTIMI I POLICISË SË KOSOVËS
/a.r