Dashi
Java ashtu si zakonisht do të nisë nxitimthi për ju, por do të mund të mbështeteni te Mërkuri për t’ia dalë mbanë. Do të reflektoni shumë energji dhe kjo do të bëjë që ta mbyllni ditën të kënaqur. Kushtojini më shumë vëmendje dashurisë sot dhe bëni kujdes me financat.
Demi
Hëna e cila do te jetë kundër shenjës suaj do ju shkaktojë jo pak tensione. Parashikohen debate të vogla në dashuri. Nuk do të hezitoni që t’i përplasni në fytyrë defektet partnerit tuaj. Por edhe në punë ose studime, përqendrimi juaj do të vihet në provë të fortë nga një koleg. Parashikohen diskutime që mund të çojnë deri në degradim të situatës.
Binjakët
Ky 29 shkurt do jetë i tensionuar, pasi me sa duket nuk ka mjaftuar fundjava për të rekuperuar energjitë. Puna do ju duket si një pengesë e padueueshme dhe me zor do të përqendroheni. Kjo fillimjavë do të jetë e mbushur me angazhime, por do të arrini të gjeni gjithsesi mundësinë për t’u argëtuar dhe për t’u përfshirë në jetën sociale.
Gaforrja
Java do të nisë më së miri, prej harmonisë së plotë mes yjeve dhe planeteve në shenjën tuaj. Hëna dhe Marsi do ju karkikojnë në maksimum dhe asgjë nuk do ju duket e vështirë. Mos synoni gjithmonë gjërat e pamundura, pasi rrezikoni që të mos merrni shoqërinë që prisni.
Luani
Dita do të nisë e mbushur me tension dhe gjithçka prej ndikimit të Hënës që do ua vështirësojë situatën. Mos e teproni me debatet në dashuri, pasi xhelozia rrezikon të kthehet e padurueshme. Java do të jetë e vështirë edhe në punë. Do të duhet më shumë angazhim nëse doni të realizoni objektivat që i keni vendosur vetes.
Virgjëresha
Java do të nisë më së miri për ju, në sajë të ndikimit pozitiv të Venusit, Hënës dhe Marsit, të cilët do ju mbështesin. Do të jeni në harmoni të plotë me partnerin. Nuk do të përfshiheni nga vështirësitë e ditës, por do të dini si t’i përballoni. Kjo javë do të jetë e rëndësishme si për familjen edhe për punën, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë kritikë. Puna nuk do të vijë para argëtimit, kështu që do dini si të kënaqeni.
Peshorja
Horoskopi i ditës do të jetë pozitiv, ndonëse do të keni vështirësi në të qenit aktivë dhe reagues deri në fund të ditës. Kjo e hënë do të nisë e ngadaltë dhe do e keni disi të vështirë që t’i përgjigjeni siç duhet punës. Në dashuri do të ketë shumë romanticizëm, do të dashuroni dhe argëtoheni pafund.
Akrepi
Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do ju japë grintën e duhur për të zgjidhur disa probleme në punë dhe suksesi juaj do bëjë që të spikatni mbi të tjerët. Në dashuri do të ketë shumë pasion dhe vitalitet. Me karizmin dhe sharmin që do të shfaqni këtë të hënë, do jetë e pamundur që të tjerët të mos dorëzohen para jush.
Shigjetari
Kjo ditë parashikohet e qetë, pavarësisht ndonjë diskutimi të mundshëm. Mos u ndikoni nga të tjerët, nëse dëshironi të realizoni një dëshirë tuaj, vazhdoni me këmbëngulje. Ndonjëherë do t’iu duhet t’i përplasni këmbët fortë në mënyrë që të dëgjoheni.
Bricjapi
Hëna dhe Marsi do ju ndihmojnë që të ndiheni të relaksuar gjatë kësaj dite. Në dashuri do të kërkoni bashkëpunimin e partnerit për të çuar përpara disa punë. Një refuzim mund t’iu acarojë dhe kjo do të bëjë që të shkaktohen polemika.
Ujori
Kjo ditë parashikohet të jetë e mbushur me tensione në punë, për shkak të disa ideve tuaja. Në dashuri do të ketë mister, heshtje dhe nuk do të arrini të kuptoni synimet e partnerit. Një keqkuptim mund t’iu shkaktojë jo pak probleme.
Peshqit
Do të keni nevojë për përkëdheli dhe më shumë bashkëpunim nga ana e partnerit. Për ata që janë vetëm do të jetë një e hënë melankolike, pasi dëshira për të qëndruar pranë një personi të veçantë do ju bëjë nostalgjikë. Braktisini mendimet negative në sajë të punës, pasi rezultatet e mira do ju përmirësojnë humorin.