Viktori i kërkon Harillës, djalit të xhaxhait t’i kthejë makinën e djalit të tij, i cili ka humbur jetën. e vetmja arsye që ky baba kërkon këtë mjet është për të ruajtur kujtimin e të birit. Viktori shpjegon në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se i biri ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare nga një aksident tragjik në Angli.
Viktor: Unë kam hallet e mia, s’po i bie më qafë atij. E kam kushëri. Më ka marrë makinën se ia ka dhënë çuni. Çuni më la. Ky më bën hasha mua. Nuk ka turp ai? Kaq kam unë. E dua vetëm për shenjë, jo se bën lekë aq. Ja kam shenjë edhe këtë (tregon dorën) se ma ka dërguar çuni nga Anglia. Mban makinën time ai.
Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me djalin, Vikto?
Viktor: U godit me një pemë kur vajti për të pirë kafe me shokët në Angli.
Ardit Gjebrea: I ra pema apo..
Viktor: Jo, i ra vetë me makinë ai.
Ardit Gjebrea: Ka patur aksident.
Viktor: Aksident. Kishte hyrë shoqëria, ma pruri për 12 ditë ky vete më mban llamarinën mua atje.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte djali?
Viktor: 30.