Kafeina nuk ka efekt të njëjtë tek meshkujt dhe femrat, madje edhe kur bëhet fjalë për sasi shumë të vogla, thonë studiuesit amerikanë.
Sipas tyre, edhe pas konsumimit të sasive të vogla të kafeinës shtypja sistolike e gjakut rritet më shumë tek djemtë se tek vajzat, dhe pulsi përshpejtohet më shpesh tek fëmijët meshkuj se tek ato femrat.
Pjesëmarrësit në studim morën vetëm dy miligramë kafeinë, gjë që është një pikë uji në det në krahasim me sasinë e pijeve energjetike me kafeinë që konsumojnë fëmijët.
Shkencëtarët ende nuk kanë arritur ta shpjegojnë këtë reagim ndryshe të konsumimit të kafeinës, por besojnë se reagimet e tilla lidhen me hormonet.