Ky është 17-vjeçar shqiptar nga Pogradeci që ka humbur jetën në një aksident tragjik në Kavalla, Greqi. Mediat vendase raportojnë se viktima është 17-vjeçari Enea Topi.
Ai ishte duke lëvizur me motor me një person tjetër, kur ka humbur kontrollin dhe motori është futur në rrotat e një kamioni të madh të bashkisë Kavallë.
Kamioni i plehrave po shkonte drejt landfillit, kur i riu duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nën rrotat e mjetit të madh./m.j