Cristiano Ronaldo u shpreh i pakënaqur nga shjokët e skuadrës, pas humbjes në “Bernabeu” me Atletico Madrid. Portugezi tha se lojtarët zëvendësues, pavarësisht vlerave, nuk ishin të barabartë me Benzema, Marcelo, Bale e titullarët e tjerë. Ky ishte një sqarim për shprehjen e mëparshme, kur portugezi tha “sikur të ishin të gjithë si unë”. Më tej, ai shpjegoi se e kishte fjalën për formën fizike.