Goditja e një prej digave më të mëdha në Ukrainë ka sjellë dhe pasojat e paralajmëruara që nga momenti i parë i çarjes së saj.
Një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas tha se vendbanimet në brigjet e lumit Dnipro në rajonin Kherson kanë filluar të përmbyten masivisht, pas shkatërrimit të digës Nova Kakhovka.
Situata e krijuar ka vënë në lëvizje autoritetet për të minimizuar dëmet, ndërsa deri më tani raportohet të jenë evakuuar të paktën 742 banorë.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se janë prekur 80 zona banimi nga përmbytjet, teksa se rreth 16,000 njerëz në bregun perëndimor të lumit janë në një zonë kritike.
/a.r