Një tufë delfinësh kanë qenë miq të udhëtimit të një grupi turistësh përgjatë detit Jon, në afërsi të ishullit të Sazanit.
Kjo video është filmuar mëngjesin e sotëm, ku delfinë të rrallë kanë shoqëruar turistët të cilët udhëtonin me një anije turistike.
Turistë dhe vizitorët e Sazanit janë shoqëruar nga delfinët që po lëviznin në të njëjtin drejtim me anijen, duke i shoqëruar ata gjatë udhëtimit në afërsi të Kepit të Qefalisë, pranë gjirit të Kakomesë.
Turistët kanë mbetur të mrekulluar nga spektali i ofruar prej delfinëve të cilët kanë qenë shumë miqësor gjatë kohës që shoqëronin anijen.
/a.r