Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot turin e falënderimeve pas “Lokaleve” në qytetin e Tiranës.
Ai ka evidentuar se harta e fitores ashtu siç tregon se njerëzit nuk e kanë humbur shpresën në këtë qeveri,, është edhe sfiduese dhe mund të kthehet në problem pasi tregon se pritshmëritë janë të mëdha.
Rama ka shtuar gjithashtu se është i vetëdijshëm që numri i atyre që janë shumë të kënaqur nga qeverisja e deritanishme janë të paktë
“Nuk duhet të biem në kurthin e idesë që njerëzit janë të lumtur me ne, ajo hartë nuk është pasqyrë e lumturisë së popullit me ne.
Edhe këtu në sallë nëse secili pyetet a është i kënaqur me qeverinë e bashkinë, besoj që numri i atyre që thonë janë shumë të kënaqur do jetë minimal.
Unë vetë nuk jam shumë i kënaqur. Edhe unë kur votoj nuk votoj se jam shumë i kënaqur, por sepse duhet të vijohet kjo punë.
Njerëzit kanë votuar edhe pse nuk janë të kënaqur, por besojnë që gjerat që ata presin të bëhen, jemi ne që mund t’i bëjmë dhe nuk janë të tjerët./m.j