Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, është diagnostikuar me Covid-19 dhe për pasojë ka anuluar udhëtimin e tij në Malin Athos dhe Halkidiki.
Përmes një videoje në rrjete sociale, Mitsotakis tha se shkak mund të jetë kontakti fizik që ka pasur me njerëzit.
“Përqafimet dhe puthjet e periudhës parazgjedhore janë gjithmonë shumë të këndshme, por ndonjëherë kanë edhe një çmim. Sot bëra testin për Covid-19, jam pozitiv”.
Prandaj, Mitsotakis deklaroi se për disa ditë do të duhet të qëndrojë në shtëpi.
Megjithatë, me shaka, ai tha se do të jetë aktiv në TikTok./m.j
View this post on Instagram