Nga Agron Gjekmarkaj
Sot Kuvendin e nderoi Katalinë Novak, presidentja hungareze e cila bukur na foli për vlerat e familjes dhe na keshilloi që të shtiem e mos të kursehemi për të bërë çilimiqer.
Njëri- tjetrin pyesnim sa ke ti e nuk na dilte hesapi, kush një, kush dy, vetem Jorida kishte punuar në këtë drejtim dhe u ndie krenare kur tha kam tre qe me jete i pastë!
Ulsiu krojti mjekren dhe befas u mvrenjt teksa i regetiu mendimi se kush degjon të qara kalamaqerish neper shtepi, kur gjumi të keput indet dhe faqja ëndet mbi jastek! Të reflektoj mbi keshillat a qortimet e Babos apo të merremi me panolina perpelitej në dilema?!
E priti miken Ermua e cila ishte krehur e qelibarosur enkas për eventin dhe po për të kishte nxjerre nga senduku një kostum të ri ngjyrë pana. Tak e tak renditi fjalët në një mireseardhje të ndjerë. Ishte ora e saj.
Kosta i Gramozit dhe Lindites shfaqej meit e si kercu kur llafose me veten me zë të brendshem duhet të quhem edhe Kosta i Ermos nashi? Hesapi nuk i dilte. Po keshtu qe Katalina të ndihej ngrohtë pritjes fillestare ju bashkua vetë Tao i cili duhet ti ketë shkoqitur bëmat e Huniadit dhe Skenderbeut. Presidentja hyri bashkë me udheheqesit dhe salla nuk ndalej në duartrokitje. Atmosfera e gezimit filloi më parë teksa prisnim ndodhinë.
Gerta u shfaq per herë të parë me xhinse qe i shkonin qamet e ca si hequr nga shendeja. Aty ketu degjohej një marshallah marshallah. Mua më shihte venger dhe keqardhja më pikonte gjak. U tundua por nuk u tund nga vendi kur Spiropali me naivitet e ftoi të zinte karrigen e Belës.
Kur oferta tingelloi në ajer ngriva dhe psheretija mos mos e bej ketë më mirë prit Katalinen se me degju Sibilen se te pi e zeza. Gerta nuk levizi dhe u lehtesova, bashkë me mua dhe Bora Bilali mori frymë thellë. Karrigia e Beles dukej si Froni i Agamemnonit. Me e keqja kaloi. Vemendje të madhe mori Laert Duro i cili mbante një si domixhan qelqi të vogel në dorë.
Xhemal Qefalia e pyeti si me ndrojë , ç’ke aty ndonjë raki ballë kazani, që të ngrohim xhanë? Laerti u drodh!!! Ç’thua i vikati këtu janë emocionet e partisë, lotet e Tezes e cila qavi siç thonë devollitet kur Babo e levdoi për zgjedhjet! Une jam
kujdestari i tyre. Ja preke po me delikatese se janë ënde të ngrohtë, me to do mekohen e bekohen si vaj i bekuar rilindasit e rinj!! J’allah j’allah renkoi Fadili ndersa Xhemali mbet fa fjalë dhe dy buleza djerse si medalje ju bënë dekor.
Llafet që Babo do ndryshojë kabinetin kanë trazuar goxha shpitra e ndezur dhe ëndrra. Pendavinji dhe Klodi shikonin Gerten mos ka ardhur dita që të nderronin vendet? Krifca pa syze nuk shquante Braçen që ore e çast i fanepset mbi poltronin e saj! Kollçaku i regetinte ideja bota po ndizet e shthuret ndaj ka nevojë për gjeneralë që ta bëjne terbiet dhe veshtrimi qasej mbi Niko Nikoqirin. Margeriti u dukej e gjate here mbi re here nen re e here re vetë.
Delina qëkur ka parë ëndrren e keqe është bërë def nga sytë. Shalsi kujtonte kohet kur keshillohej nga Bora dhe shtinte fall me vete mos ai fat prapë do i buzeqeshe? Nese Elisa ngjitet a thua Babo ma jep mua atë qoshe kujtohej Blerina? Pa te keq i them një deputeteje socialiste Babo do të promovoje thuhet dikë ajo u gezua aq shumë sa nuk foli por iku me vrap se me dhëmb dhemballa tha. Eh shoket e partise!
Një tjetri i shpreha konsideratë djalë i mirë ky Çuçi kur sokelliu edhe Toni me Ben Pllumin janë deli çuna! Se kuptova!! Damo su pa por gojet e liga thonë që ai nuk kthehet në qeveri nëse Babo nuk i therret krah per krah me Taon.
Antoneta besonte se edhe bazës i ka ardhe vakti të perfaqesohet ndaj edhe nahia e hallë Ikonomit nuk do ishte keq. Mimi di Puccini u perqafua me ngrohtesi e mall në ndarje me Etilden tek shkallet si stafete brezash per horizonte te reja. I beri dhe shenjen e kryqit si bekim për punë te medha. Ne të opozites të bërë kashte e koqe nga merira e brenga buzqeshem vetem kur pamë që kryezevendes lideri Muli ishte prapë mes nesh dhe po kaq Bana e cila pasi u shua flakadani i revolucionit mbante nje qiri.
Në atë perqendrim mberriti kumti se Çyrbja në Lisbonë kishte kritikuar Klotilden për retorikë jo të duhur dhe minimizim të rolit të Babos më zhvillimet nderkombetare. Salianji dukej i menduar dhe mbante shenime kur foli Ermo dhe Katalina e pyeta çi ke kto more evlat ? Epo sa të rrojmë do mesojmë tha , nuk jam perbuztar.