Kur dëgjojmë fjalën “gjyshe”, mendja na shkon direkt te gjyshet tona të moshuara, me flokë të thinjura dhe rrudha në fytyrë. Gina Stewart është një grua që po shkakton revolucion të vërtetë pasi e ripërcakton fjalën “gjyshe” në mënyrën më të bukur të mundshme. Gruaja dëshmon se mosha është vetëm një numër dhe në moshën 52-vjeçare, ajo po kërkon një princ të ri që t’i rrëmbejë zemrën.
Gina Stewart ka një familje të madhe dhe tashmë është gjyshe.
Të gjithë rriten dhe plaken ndryshe. Për shumë njerëz, plakja do të thotë rrudha, disa kilogramë shtesë e kështu me radhë. Po kjo nuk është për të gjithë. Disa njerëz duan të qëndrojnë të rinj pa marrë parasysh moshën e gjithçka tjetër që vjen pas. Gina Stewart, për shembull, është një grua që mban titullin “Gjyshja më seksi në botë”.
Kjo grua nga Australia është 52 vjeçe dhe ka 4 fëmijë: James, 31 vjeç; Kejsi, 29 vjeçe; Cody, 26 vjeç; dhe Summer, 8-vjeçe. Por ka dhe një nip. Stewart është beqare dhe në kërkim të dashurisë së vërtetë. Bukuroshja 52-vjeçare thotë se burrat e të gjitha moshave përpiqen të tërheqin vëmendjen e saj, por si nënë ajo përpiqet të jetë “e kujdesshme” se kë zgjedh për të qenë njerku i fëmijëve të saj.
“Jam beqare dhe mendoj se duke u rritur, por edhe për faktin që kam vetë vajza, po tregoj kujdes për të zgjedhur një njeri që do ta fus në jetën time dhe të të fëmijëve.”, shpjegon modelja në një intervistë.
“Unë në fakt nuk po kërkoj askënd në veçanti. Besoj se nëse do të jem e destinuar të gjej dashurinë, do të ndodhë dhe thjesht do të dashurohem ndoshta atëherë kur nuk e pres.”, shtoi Stewart.
Stewart ka një faqe të veçantë në Instagram, e cila i kushtohet këshillave të saj se si të qëndroni të rinj dhe të bukur. Atje, ajo ndan disa këshilla vërtet interesante, secila bazuar në stilin e saj të jetesës. Mbishkrimi në biografinë e saj thotë: “Shëndet, pasuri, mirëqenie, mendje, trup, shpirt. Uji është jetë. Le të jetë ushqimi ilaçi juaj.”
Bukuroshja 52-vjeçare është adhuruese e aktivitetit fizik, si dhe e një mendësie pozitive. Ajo beson se këto gjëra ndihmojnë për të arritur qëllime të jashtëzakonshme për ata që nuk duan të plaken.
Stewart promovon idenë për të ngrënë ushqim të shëndetshëm, mollët dhe avokadot janë të preferuarat e saj në rutinën e bukurisë. Gruaja këshillon të futeni në vakë me ujë të nxehtë dhe tregon se sa të dobishme janë llixhat.