Kryetari i FRD-së, Bamir Topi e ka cilësuar si një taktikë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha deklaratën e tij se PD nuk mund të qeveriset më me modelin e Sali Berishës. Ai ka përjashtuar mundësinë e një aleance PD- FRD në këto momente pasi, sipas tij, ende nuk janë krijuar kushte. Duke folur në Report TV, kryetari i FRD-së shtoi se këtë taktikë Lulëzim Basha e ka ndërmarrë me miratimin e ish-Kryetarit Sali Berisha për të krijuar iluzionin se gjërat po ndryshojnë. I pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me PD-në për zgjedhjet parlamentare, Bamir Topi u shpreh se ende nuk janë kushtet për këtë gjë. Nga ana tjetër, kreu i FRD-së Bamir Topi shtoi se ai është i gatshëm për bashkëpunim me çdo parti që ka për qëllim kryesor ndërtimin e shtetit të së drejtës.