Detaje të reja bëhen me dije nga pistat e hetimeve për sasinë e tritolit që shpërtheu mbrëmjen e së enjtes në lagjen Fresk, Tiranë.
Mësohet se pista kryesore e hetimeve për sasinë e tritolit në fasonerinë në pronësi të italianit Roberto Bingaido, e cila dëmtoi derën hyrëse, është ajo e konflikteve që vetë ai ka pasur më herët me persona të tjerë. Në verifikim janë edhe disa punëtorë që janë larguar më parë nga puna në fasoneri.
Vetë Bingaido njihet për shoqërinë me persona problematikë edhe në Shqipëri. Akoma nuk është përcaktuar sasia, por dyshohet të ketë qenë mesazh për sipërmarrësin italian.
Shpërthimi u regjistrua në një fasoneri pranë ‘Bunkart’, ndërsa u dëmtua vetëm fasada e biznesit duke mos u regjistruar dëme në njerëz.
/a.r