Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkon nga detyra gjyqtarin Lazer Sallaku, i cili mbylli dosjet e bujshme me të kallëzuar Lulzim Basha, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Ridvan Bode dhe Genc Ruli. Gjyqtarit të Tiranës i janë konstatuar probleme me pasurinë dhe nuk e ka kaluar shkallën e parë të vettingut.
Emri i gjyqtarit të Tiranës lidhet me mbylljen e dosjes së lobimit rus të Lulzim Bashës dhe mbylljen e dosjes CEZ, me mbi 400 milionë euro kosto për buxhetin e shtetit, ku të kallëzuar ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha, sekseri kyç Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë etj.
Lazer Sallaku ka marrë pjesë edhe në rigjykimin e rolit të ish truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhaj, në vrasjen e Azem Hajdarit, konsideruar si ‘vrasja e shekullit’. Haxhia u dënua në 11 shkurt 2022 me 21 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Në vendim thuhet se vrasja e Azem Hajdarit nuk është politike, por për shkak të hakmarrjes, konkretisht për të marrë hak për vrasjen e Shkëlqim Haklajt.
/a.r