Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Audrey Glover ka shkuar në selinë e Partisë Socialiste, për të takuar kryeministrin Edi Rama.
Takimi do të ketë në fokus konstatimet e ODIHR gjatë monitorimit të zgjedhjeve të 14 majit.
Kryesuesja e vëzhguesve të OSBE ODIHR, Audrey Glover gjatë një konference për mediat pas procesit të zgjedhjeve të 14 majit bëri publike disa prej problematikave të konstatuara nga vëzhguesit.
Në votimet e 14 Majit, PS mori 53 bashki, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori 7 bashki, 1 u mor nga MEGA.
/a.r