Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në turin e falenderimeve në Peshkopi ku veç votuesve të tij, falenderoi edhe demokratët, ata të cilët sipas tij “nuk e kaluan dot yberin për të votuar PS, por që zgjodhën të mos votonin as PD.
“Përveç gjithë atyre që votuan, dua të falenderoj ata që nuk e kapërcyen dot ylberin të votonin Partinë Socialiste, por edhe nuk dolën të votojnë, nuk “e ndyen” dorën për të dhënë votën te një koalicion, i cili ka ngrënë shuplakën më të rëndë ndonjëherë nga shqiptarët që u bën bashkë duke votua apo duke mos votuar.
Unë do bëj çdo përpjekje që ajo harta elektorale, e cila për herë të parë është harta e një Shqipërie që nuk është e ndarë, të mos jetë e tillë dhe për herë të fundit. Jo sepse gjithmonë Shqipëria duhet të votojë Partinë Socialiste, por sepse ne duhet ta shtyjmë gjithnjë më shumë këtë shoqëri që të votojmë me mend dhe jo me tifozllik”,-tha kryeministri Rama në turin e falenderimeve në Peshkopi.
Ai tha se i dedikohet një falënderim posaçërisht grave të tyre, të cilave u kërkoi ndihmë që të mos i linin burrat të dilnin nga shtëpia ditën e zgjedhjeve.
“Unë nuk rri dot pa i ndarë në këtë falënderim të posaçëm duke i thënë se i kam kërkuar ndihmë grave. E kam me gratë e të djathtëve që kanë ndikuar te një pjesë e mirë e atyre burrave që të mos dalin nga shtëpia atë ditë. I falenderoj shumë.
Duke ardhur te e fundit dua të them këtë që është e rëndësishme. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për ne. Kjo nuk kalon dot me një falënderim nga larg. Kjo kërkon me i takuar të gjithë ata që janë kontributorët kryesorë për t’i thënë shumë faleminderit me shumë mirënjohje. Kjo nuk mbaron këtu. Nesër janë problemet për t’u zgjidhur dhe hallet për t’u adresuar”, tha Rama.
Ai tha se zgjedhjet e 14 majit në vend ishin një shuplakë e rëndë për koalicionin Bashkë Fitojmë dhe e cilësoi si një disfatë të një grushti njerëzish dhe të verbërve që besojnë rreth tyre.
“Kanë votuar me mendje edhe pse me zemër të thyer, për të vetmen zgjidhje për të çuar përpara punët në Dibër. Dua të falënderoj edhe ata që nuk dolën të votojnë, ata që i thonë vetes të djathtë por në respekt të vetes, nuk e ndyen dorën për të vënë votën tek një koalicion i cili ka ngrënë shuplakën më të rëndë ndonjëherë nga shqiptarët që u bënë bashkë duke i votuar ose duke mos i votuar.
Do bëj cdo përpjekje që është në dorën time, të gjithë ata që janë me mua, të bëjnë përpjekje që ajo harta elektorale që për herë të parë është harta e një Shqipërie që nuk është e ndarë, të mos jetë e tillë edhe për herë të fundit. Dua që ne ta shtyjmë përpara këtë vend dhe shoqëri që të votojë gjithmonë e më shumë me mend dhe jo me tifozllëk. Kjo disfatë skandaloze e atyre që e kanë marrë peng të djathtën shqiptare, nuk është disfata e njerëzve që besojnë në zgjedhje të tjera, por e një grushti njerëzish dhe një rrethi të verbërish rreth tyre” – u shpreh Rama./m.j