Bardhyl Reso i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv u shpreh se Partia Demokratike e ka mbyllur misionin e saj politik.
Reso thotë se drejtuesit e PD-së janë eunukë politikë, të cilëve ua ka sterilizuar trurin Berisha.
“Të gjithë drejtuesit politikë të PD-së janë eunukë politikë. Atyre u mungon kuraja më elementare, të dinë të thonë të vërtetat, kanë frikë nga e vërteta.
Drejtuesit kryesore të PD-së janë njerëz që qëllimi i tyre nuk ka qenë që të fitojë PD-ja për të mirë e popullit shqiptar, por që ata të mjelin dhinë e pushtetit.
Ky është qëllimi i tyre. Po e them këtu sot që shumica e demokratëve kanë marrë një narkotik të ri që quhet berizen, i cili për bazë ka ideologjinë berishiste.
Ky narkotik ua ka sterilizuar trurin, prandaj ata janë bërë eunukë politikë.”, tha Reso/m.j