Një investim antishqiptar i koalicionit Berisha-Meta është cilësuar nga deputeti socialist Petro Koçi kandidimi i Fredi Belerit në Himarë.
Ky i fundit arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për tu bërë kryebashkiak. Sipas Koçit, investimi edhe i personaliteteve të politikës greke është i panevojshëm.
Koçi: Ai është një investim kundër vete interesave të Himarës, Himara nuk kishte dhe nuk ka nevojë për figura të tilla të kontestuara te cilat dyshohen jo rastësisht që të kenë qenë pjesë e ngjarjeve të rënda kriminale si ajo e sulmit të një komandojë në Peshkëpi të Gjirokastrës, që shënoi vrasjen e dy efektivëve të personelit tonë ushtarak dhe pastaj plagosjen dhe cenimin e dinjitetit të shumë të tjerëve.
Edhe vetë Greqisë i prish punë, pra në momentin që investohen personalitete të politikes greke për këtë figurë, komprometohet imazhi i tyre dhe i vetë Greqisë në Shqipëri. Është komplet i panevojshëm./m.j