Gazetari himarjot Stavri Marko thotë se elita greke e konsideron Himarën si “Jerusalemi i Greqisë”.
Marko u shpreh se ndikimi i qeverisë së Micotaqis në zgjidhjen e problemit të pronave për himarjotët është minimal.
“Prona ka qenë vendimtare në dënimin që Himara i dha qeverisë, që administronte edhe bashkinë. Micotaqis nuk ka ndonjë ndikim të madh, sepse si Micotaqis, edhe kryetarët e partive të tjerë si Cipras janë prononcuar për Belerin dhe Himarën.
Cipras ka pasur një përplasje me Ramën, saqë nga Bukureshti në 2017 i ka dhënë edhe një ultimatum për ligjin e pronës, që pati një ndalesë me deklaratën e ashpër të Cipras.
Micotaqis nuk ka bërë asgjë për të ndalur grabitjen e tokave të himarjotëve në mënyrë ligjore për t’ia dhënë oligarkëve nga Tirana.
Sipas tij, Fredi Beleri duhet të lirohet.
Ai tha se do të ishte në të mirën e të gjithëve që Beleri të lirohej e të merrte sa më shpejtë detyrën që i takon në krye të bashkisë së Himarës.
“Unë besoj se një palë e tretë do të vendosi. Këto janë në këshillim e sipër se si do të veprohet duke parë provat ndaj Belerit, që administron prokuroria.
Unë jam i bindur se është në të mirën e Shqipërisë, Greqisë dhe të gjithë qytetarëve grek apo shqiptarë, që Beleri të lirohet e të marri detyrën sa më shpejt që i takon për të administruar sa më shpejtë bashkinë”, tha Stavri Marko./m.j