Eksportet e automjeteve në Kinë ruajtën trendin e rritjes së fortë në katër muajt e parë të vitit.
Gjatë periudhe u eksportuan rreth 1.37 milionë automjetesh, me një rritje prej 89.2 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, bëri të ditur Shoqata e Prodhuesve të Automobilave në Kinë, citon “Xinhua”.
Eksportet e automjeteve të pasagjerëve u rritën me 110 për qind në bazë vjetore në 1.14 milionë njësi, ndërsa eksportet e automjeteve komerciale u rritën me 31.5 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar në 228.000 njësi.
CFP
Sipas të dhënave, në periudhën janar-prill, eksportet e automjeteve me energji të re gjithashtu u rritën me 170 për qind në bazë vjetore në 348.000 njësi. (Irma)
CFP
CFP