Nga Eduard Zaloshnja
Pasi mbaroi numërimi i të gjitha votave për kryebashkiakë, rezultuan 1,351,777 vota të vlefshme (të pavlefshme ishin rreth 39 mijë). Kandidatët socialistë për kryebashkiakë morën rreth 58% të votave të vlefshme (saktësisht, 789.738) dhe kandidatët e tjerë morën rreth 42% (saktësisht, 562.039).
Kandidatët socialistë për kryebashkiakë më 14 maj kishin rreth 22 mijë vota të vlefshme më shumë se sa votat e vlefshme që kishte Partia Socialiste parvjet, në zgjedhjet e prillit 2021. Ndërsa kandidatët e tjerë kishin rreth 248 mijë vota të vlefshme më pak se sa votat e vlefshme që kishin partitë e tjera në zgjedhjet e parvjetshme.
Votat e vlefshme të detajuara për secilën bashki janë përmbledhur në tabelën e mëposhtme.