Kryebashkiaku Erion Veliaj është pranë fitores së thellë në Tiranë.
Deri më tani Veliaj ka marrë 60 241 vota ose 53.02 përqind, ndërsa rivali i tij Belind Këlliçi nuk ka arritur të marrë më shumë se 40851 vota ose 35.69 për qind të votave.
Kjo diferencë e thellë u paralajmërua dhe nga sondazhet e shumta të publikuara në media të ndryshme që e nxirrnin Erion Veliajn fitues të padiskutueshëm në Tiranë.
Socialistët fituan me rezultat të thellë edhe në Kamëz dhe në Vorë, dy zona ku Veliaj është dhe drejtues politik i PS-së.