Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj në emisionin “Real Story” me Sokol Ballën tha se i duhet edhe një tjetër mandat si kryetar Bashkie për të vijuar projektet për kryeqytetin në bashkëpunim me qeverinë.
“Na duhet që të përfundojmë disa projekte që nuk përfundojnë me autopilot. Nuk shtyp dot një buton që të mbarojnë 7 lotet e Unazës. Ne kemi bashkëpunim shumë të afërt me qeverinë, Ministrinë e Transporteve. Ju e patë se çfarë ndodhi tek Astiri, futet politika në mes dhe nëse kryetari i Bashkisë nuk merr një vendim radikal për të thënë: Unë ju durova tre vjet, por në momentin që njerëzit marrin kompensimet, ju nuk mund ta ktheni Astirin në një grup seksion të PD. Astiri voton masivisht progresin. Njerëzit mezi presin të mbarojë autostrada, të bëhet çerdhja që sapo hapëm, mezi presin kopshtet dhe shkollat. Ju s’mund ta mbani këtë zonë peng. Unë besoj se duke i çliruar njerëzit nga këto zgjedhje, njerëzit janë më të lirë. Shikojnë se kush po bën progres, kush po mban premtimet, kush po punon për ata. Në këto vite kemi bërë mjaft, por nuk i kemi mbaruar projektet. Kemi mbaruar Parkun Olimpik, por ne duhet ta bëjmë “Asllan Rusin” e “Selman Stermasin” nga e para. E njëjta gjë me kompleksin Dajti”, tha Veliaj.
E teksa vetëm pak ditë na najnë nga zgjedhjet e 14 Majit kryebashkiaku Veliaj dha edhe një mesazh për votuesit.
“Kush është i majtë dhe kush e ka mbështetur këtë projekt, jo vetëm tani, por që në kohën kur Edi e nisi transformimin e Tiranës 2000-2011, ata e kanë mesazhin e qartë. Kush është njeri pa parti, e kupton që thjesht duhet të punojmë, të ecim përpara dhe të kapim një kohë që ne e humbasim me okë, pa e kuptuar rëndësinë. Thirrja ime për demokratët është: Ore, mos më votoni mua si Erion, ose Edi Ramën si Kryetar i PS-së dhe si kryeministër. Në qoftë se fëmija shkon në një çerdhe më të mirë, po jepja more një shans fëmijës tënd të vazhdojë më mirë, nëse shkon në një kopesht më të mirë, në një shkollë më të mirë. Pra, këtu pyetja është: Voto familjen tënde, lëre more familjen e Saliut. Saliu është në fazën tani që është vërtetë për t’u lidhur në kuptimin e mirë të fjalës, për të mos bërë më shumë gafa. Pra një njeri që nuk ka perspektivë nuk mund të jetë e ardhmja dhe një njeri që është shpallur non grata dhe është bërë problem, sot s’mund të votojë Sali Berishën që është non grata. Ky nuk është test për të majtën, e majta do fitojë bindshëm”, tha Veliaj.
/a.r
O Lali Eri..
Jemi çdo ditë pa ujë ..ujë…e kupton …Në kohën e Enverit kishte ujë dhe drita 24)24 orë.. Çfarë vote do këtë herë?! Mendohu thellë…plaga që kemi marrë prej jush si politikanë… është e pashërueshme…Kam mallkuar ditën që kam lindur ..E kupton çfarë dua të të them?! Turp të kini
Ju të gjithë…që na latë në mjerim..shih gjendjen ekonomike të popullit…mos shiko kundërshtarin politik…por puno për mirëqënien e popullit..jo të xhepit tënd dhe atyre që të mbajnë në pushtet…