Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka është shprehur i bindur se koalicioni Bashkë Fitojmë do arrijë të marrë bastionet që Rama i ka konsideruar si të majta.
Në Quo Vadis, ai tha se në vendoret e të dielës, do të marrin rezultat më të mirë se në vitin 2015.
“Ne do të kemi rezultat shumë më të mirë se ai që kishim në 2015 kur ishim një parti. Rama do ketë surpriza në ato bashki që ai as nuk e mendon që do i marrë PD.
Zona që Rama me të tijët i ka konsideruar si bastione. Ata përdorin edhe shprehjen që ne këtu varim xhaketën dhe kryej punë. I shohin ata që kërcejnë tallava e thonë jemi në rregull, por do i shohin rezultatet e tallavasë në fund.”
Kujtojmë se Edi Paloka duhet të ishte dorëhequr nga politika që në 2019, sipas premtimit të tij.
/a.r