Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi me qytetarë të Kavajës ka kërkuar votat për një mandat tjetër për kandidatin e PS-së Redjan Krali në këtë bashki. Ai tha se Kavaja nuk duhet të kthehet më mbrapa duke votuar për ata që kishin marrë peng bashkinë.
Duke sulmuar Metën dhe Berishën, Rama tha se në 14 maj, të dy duhet të marrin përgjigjie të qartë nga qytetarët në të gjitha bashkitë. Akuzat e Berishës për ambasadoren amerikane dhe deklaratat e tij për ministret, Rama i cilësoi si ato të një personi që ka probleme mendore.
“Është shumë e rëndësishme që në të gjitha bashkitë non-grata të marrë një përgjigjie të qartë se nuk merr dot njeri për budalla. Se goxha burrë 80 e ca vjec del në rrugë e merr nëpër gojë njerëz, kam parë ambasadoren, kam parë ministret… këto muhabete i bëjnë ose ato që janë tapë kur u del gjumi ose ca të dalë nga trutë që marrin lagjen me shapka dhe fillojnë bërtasin. Atë Like Floririn e kam merak shumë sepse e dini çfarë kam hequr për ta sjellë në rrugë të mbarë. Por mjaft tani duhet t’u thoni, Salike vazhdoni sepse ne nuk kemi kohë për këto punë”-tha Rama.
Ndërsa përsëriti thirrjen e tij për të mos votuar personat e padëshiruar nga SHBA, Rama tha se në 14 maj ndërkombëtarët do të numërojnë votat për të parë sesa shqiptarë nuk e kanë kuptuar shpalljen non-grata të Berishës.
“Ata nuk do numërojnë votat e PS ditën e dielë, nuk u intereson PS, as Redi e Edi, ata do numërojnë votat që do marrë non-grata për të kuptuar sa shqiptarë Akoma nuk e kanë kuptuar dhe si dreqin Akoma këta shqiptarët nuk e kuptojnë se kjo nuk është një çështje personale, por shumë më e thellë ndaj një individi që është kokrrizë rëre në oqean por që ka qenë një person i gjithëpushtetshëm në Shqipëri dhe që ka dhënë të gjitha provat për t’u bërë i padëshirueshëm”-shtoi kryesocialisti.
Më tej ai u tha se gara në këto zgjedhje lokale nuk është mes qeverisë dhe opozitës por mes të ardhmes dhe së shkuarës./m.j