Sa të besueshme janë zgjedhjet e 14 majit, kur koalicioni më i madh opozitar nuk ka numërues në gjysmën e vendit? Kryetari i KQZ-së dha një përgjigje direkte për emisionin “Pa Censurë” në RTSH. “Janë po aq të besueshme sa ata të mos kishin asnjë numërues dhe as në parti politike të mos kishte asnjë numërues. Garancia mbi integritetin e procesit të numërimit nuk lidhet me faktin që partitë politike kanë apo jo nunërues. Se çfarë do të duhet të thonin 40 subjekte që s’kanë numërues fare në zgjedhje, që nuk jane të sigurta për numërimin? Jo!
Ato kanë siguri, sepse procesi ka treguar se edhe kur nuk janë nuëmruar mirë, kanë qenë aq pak, sa nuk kanë patur ndikim në rezultat. Pas 2021, askush nuk e ka vënë në dyshim integritetin e numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit.”- tha zoti Celibashi. Gjatë intervistës për emisionin “Pa Censurë”, kreu i KQZ-së konfirmoi dijeninë se deri më sot partitë politike nuk i kanë marrë fondet e fushatës, por tha se nuk ishte ai përgjegjësi. “Nuk është një çëdjtje e KQZ. Ne kemi bërë atë që duhej të bënim. E miratuam vendimin sesa lekë i takonte secilës parti, 1 ose 2 ditë pas miratimit nga Parlamenti të buxhetit. Ky fond nuk i shkon KQZ. Kjo është çështje e thesarit, e buxhetit të shtetit”- u shpreh Celibashi, i cili tregohet i kujdesshëm për t’i dhënë përgjigje pyetjes se me çfarë parash po e bëjnë fushatën partitë politike.
“Është pyetje shumë e mirë për ta. Pas përfundimit të zgjedhjeve, 60 ditë pas, është pyetje shumë e mirë për ne”- tha zoti Celibashi, i cili ka kompetencë mbikqyrjen dhe monitorimin e financimit të partive politike në zgjedhje. Megjithatë ai e ka një përgjigje realiste, kur pyetet, nëse u beson partive, kur ato dorezojnë dokumentat në KQZ. “Ndoshta mund të jem pak naiv, por jo aq dhe besoj që shpenzohen më shumë sesa raportohen, por sa kohë që nuk ke një mekanizëm për ta vetifikuar këtë ligjërisht, atëherë do të duhet t’i besosh atij mekanizmi që është ndërtuar për të bërë verifikimin”- tha kreu i KQZ-së në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH./m.j