Skandali që ka prekur gjigandin amerikan të prodhimit të çokollatave “Mars Inc”, pas gjetjes së një materiale plastik në një produkt ka vënë në alarm edhe autoritetet shqiptare.
Mësohet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka urdhëruar nxjerrjen nga tregu të disa çokollatave që prodhiohen nga kompania prestigjoze amerikan.
Sipas urdhrit të AKU, hiqen nga tregu çokollatat Snickers, Milky Way, Mars.
Ky urdhër i është dërguar të gjitha drejtorive rajonale për të zbatuar vendimin në mbarë vendin.
Kompania “Mars” në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit në Gjermani, sqaroi se ka tërhequr nga tregu të gjitha produktet “Mars”, “Snickers”, “Milky Ëay Minis”, “Miniatures”, edhe disa të tjera me datat e skadencës nga 19 qershori, 2016 deri më 8 janar, 2017.
Siç raporton Reuters, zyrtarët e kompanisë në Gjermani nuk kanë komentuar në lidhje me ngjarjen, nuk kanë dhënë detaje të tjera. Ndërkaq nuk dihet as dëmi financiar i shkaktuar nga gjetja e plastikës në çokollata.