Seanca e parlamentit të Maqedonisë mbrëmë ka qenë arenë sharjesh dhe inatesh mes pozitës dhe opozitës Maqedoni. Në rend dite ishte shpërndarja e parlamentit, por deputetët e VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH e penguan këtë duke votuar PËR shtyrjen e shpërndarjes, njofton Telegrafi.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Krsto Mukovski i tregonte gishtin e mesëm kolegut të tij nga LSDM Sugareski përderisa ai ju drejtuar vendit të vet nga foltorja kryesore e parlamentit.
Deputeti Mukovski e ka mohuar këtë duke thënë se nuk ka pasur qëllim të nxjerr gishtin e mesit.