Nga Erjon Braçe
Nëse ka një njeri që duhet të dalë sot, tani, nga parlamenti, ai është Sali Berisha.
Pushteti i të paprekshmëve në këtë vend, duhet të nisë me çiftin e vrasësve të shqiptarëve, Berisha-Basha.
Sali Berisha e Lulzim Basha po i imponojne ketij vendi nje sistem kriminal!
Per ta, një keqbërës ndëshkohet, por një kryeministër e ministër që vret, ushtarët e tyre gjithashtu, nuk ndëshkohen as penalisht, as politikisht, as moralisht.
Nese ka nje njeri qe duhet te dale sot, tani, nga Parlamenti, ai është Sali Berisha.
Tek PD as kam ndermend te apeloj, nje bande hajdutesh e kriminelesh, perzier ne vjedhje te cmendura e vrasje qytetaresh, nuk degjon.
Por ne Parlament po!!
Sali Berisha ka rrembyer, torturuar, vrare e zhdukur njerez.
Thjesht prej paranojave te tij, pasoje e semundjes se tij mendore dhe asaj politike, pushtetit me cdo kusht.
I tille eshte Remzi Hoxha, Ziso Kristopulli, dy rastet flagrante, pas te cilave Sali Berisha me drejtesine e tij vendosi:
Ai qe remben, dhunon, vret e zhduk denohet,
por kur remben, dhunon, vret e zhduk per mua,
as hetohesh, as arrestohesh, as gjykohesh, as denohesh,
madje madje punon per mua Sali Berishen!!
I tille eshte Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika e Faik Myrtaj.
Te tille jane ata qe u vrane ne Gerdec, 26 njerez teresisht te zakonshem e punetore ne nevoje te nje biznesi kriminal ku pasurohej Familja Berisha.
Eshte nje liste shume e gjate rastesh, vendimesh, kontratash
qe deshmojne vjedhje barbare te pasurise se shqiptareve.
Kujtoj qe sot, tani;
Ne paguajmë para për çdo klient të Sali Berishës.
Një arsye ka: nuk ka drejtësi, fare, kërkund.
Nuk ka njeri te gjalle, qe te na imponoje ne kete sistem!!
Ne nuk jemi piceria ku kriminele si Sali Berisha e Lulzim Basha bejne porosi, ne ua cojme, su pelqen e porosisin perseri duke bere nje meny te re, sipas se ciles serish duhet te institucionalizohet Sistemi i tyre:
Gjithkush dënohet, por jo ne: Sali Berisha e Lulzim Basha dhe ushtarët tanë.
Arsyeja e tensionit të dy ditëve të fundit është ky sistem.
Ka gjase te jete lekundur nga perpjekjet e zvarritura per Reforme ne Drejtesi.
Ndaj bllokimi, bojkoti dhe cdo gje tjeter, nuk kane asnje lidhje me dekriminalizimin e shumepermendur, fare.
Ligji u be sic e shkruan ata dhe ata e shkruan sic e deshen po te njejtet.
Nuk kane asnje emer deri tani.
Kane vec nje arsye:
Të ruajmë me çdo kusht pushtetin e drejtësisë, një pushtet kriminal që ka instaluar në këtë vend, sistemin e tyre.
Dënohet gjithkush, por jo ne dhe ushtarët tanë, ne jemi të paprekshëm.
Epo te paprekshem nuk ka kur behet fjale per krimet e politikes!!